image Osmani: Evropa të qëndrojë e bashkuar kundër veprimeve të Rusisë dhe satelitëve të saj

Politikë

Osmani: Evropa të qëndrojë e bashkuar kundër veprimeve të Rusisë dhe satelitëve të saj

news image

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në samitin inaugurues të EPC-së, ku kërkoi përkrahje për rrugën euroatlantike të Kosovës.

Përmes një komunikatë për media, Presidenca bën të ditur se Osmani është takuar me presidentin francez, Emanuel Macron dhe kancelarin gjerman Olaf Scholz.

“Në këtë drejtim, Presidentja Osmani ka potencuar se shtetet evropiane duhet të qëndrojnë të bashkuara në qëndrime dhe veprime kundër synimeve hegjemoniste dhe destabilizuese të Rusisë dhe satelitëve të saj në Evropë dhe në rajonin tonë në veçanti. Ky unitet duhet të tregohet përmes bashkëpunimit për çështje të sigurisë, ekonomisë, energjisë, luftimit të propagandës dhe sulmeve kibernetike”.

Po ashtu, gjatë samitit, Osmani ka ritheksuar orientinim strategjik të Kosovës për integrimin euroatlantik si garanca më e mirë për paqen dhe sigurinë në rajon.

/GazetaSinjali/