image Osmani e Kurti në funeralin e Albright, Biden mban fjalimin mortor

Botë

Osmani e Kurti në funeralin e Albright, Biden mban fjalimin mortor

news image

Numër i madh i njerëzve do të mblidhen sot në Katedralen Kombëtare të Washingtonit për t’i dhënë lamtumirën e fundit ish-Sekretarës së Shtetit, mikes së madhe të Kosovës, Madeleine Albright.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, do të mbajë eulogjinë për Albright e cila ka vdekur më 23 mars në moshën 84 vjeçare pas një lufte të gjatë me kancerin.

Në ceremoninë e varrimit të saj do të marrë pjesë edhe ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, i cili e kishte emëruar Albrightin si sekretare në vitin 1996.

Në këtë ceremoni mortore do të marrin pjesë 1 mijë e 400 persona, përfshirë ish-presidentin Barack Obama, Michelle Obama.

Nga Kosova, në ceremoninë e varrimit të Albright do të marrin pjesë, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe anëtari i LDK-së, Faton Bislimi.

Admiruesit e Albright e kujtojnë atë si një kampione të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe paqes.

Madeleine Albright, ishte ndër protagonistët kryesorë në çlirimin dhe arritjen e pavarsisë për Kosovën.

/GazetaSinjali/