image Osmani: Deklaratat e Daçiq janë të pa tolerueshme, të neveritshme dhe çnjerëzore

Politikë

Osmani: Deklaratat e Daçiq janë të pa tolerueshme, të neveritshme dhe çnjerëzore

news image

Ushtruesja e detyrës së Presidentit, Vjosa Osmani ka reaguar ndaj deklaratave të kryeparlamentarit të Serbisë, Ivica Daçiq i cili tha se “Bill Clinton dhe Madeleine Albright, gënjyen se serbët kryen masakra e vranë civilë në Kosovë”, shkruan Gazeta Sinjali.

Osmani tha se deklaratat e Daçiqit dhe udhëheqësve serbë që mohojnë krimet e luftës janë të pa tolerueshme, të neveritshme dhe çnjerëzore.

“Edhe një herë ne shohim udhëheqës serbë që spastrojnë gënjeshtra dhe mohojnë krimet e luftës. Duke thënë se Presidenti Albright gënjeu botën kur ata ndanë historinë e gjenocidit të kryer nga regjimi serb në ‘99 është e pa tolerueshme, e neveritshme dhe çnjerëzore”, ka shkruar Osmani në Twitter.

/Gazeta Sinjali/