image Osmani: Bashkërendimi me Shqipërinë të jetë në funksion të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

Kosovë

Takim/ Osmani: Bashkërendimi me Shqipërinë të jetë në funksion të fuqizimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin në detyrë për Evropë dhe Punë të jashtme të Shqipërisë, Gent Cakajn.

Pas këtij takimi, Osmani u shpreh se ndër synimet e kësaj legjislature mbetet edhe anëtarësimi i Kosovës në disa mekanizma parlamentar, në të cilat ndihma e Shqipërisë është e domosdoshme.

Më tej, kryekuvendarja Osmani ka kërkuar nga Cakaj koordinim më të madh ndërmjet Kosovës e Shqipërisë për politikën e jashtme. Sipas saj, nevojiten qëndrime të përbashkëta për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

Në këtë kontekst, Cakaj ka bërë të ditur se në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet të dy shteteve është në plan bashkimi i disa ambasadave e konsullatave, të cilat përveç se një shfrytëzim racional do të përbëjnë edhe një mesazh politik.

Kryekuvendarja Osmani kërkoi heqjen e barrierave jotarifore për bizneset kosovare që operojnë në Shqipëri.

Kurse ministri Cakaj, duke premtuar ndihmë në këtë drejtim ka thënë se është koha për një momentum të ri në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve.

Në këtë takim është diskutuar edhe koordinimi për ta mbështetur diasporën shqiptare si dhe shkelja e të drejtave themelore të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc./GazetaSinjali/