image OSHC-ja e cilëson Kosovën vend tejet të korruptuar, “s'ka gatishmëri për ndryshim”

Kosovë

OSHC-ja e cilëson Kosovën vend tejet të korruptuar, “s’ka gatishmëri për ndryshim”

news image

Në një raport të përpiluar nga Organizatat e Shoqërive Civile (OSHC), Kosova del të ketë ende probleme për luftimin e korrupsionit dhe organet e drejtësisë nuk po tregojnë gatishmëri për ndryshimin e gjendjes, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas raportit, Kosova është vend tejet i korruptuar. Një nga arsyet është korniza institucionale, që vazhdon të jetë “e pamjaftueshme dhe e dobët për shkak të mbivendosjes së mandateve dhe koordinimit të pamjaftueshëm”.

Raporti ka përmendur rastin e katër ish-ministrave të Qeverisë, Besim Beqaj, Mimoza Kusari Lilës, Dardan Gashit dhe Nenad Rashiqit, dhe 15 zyrtarëve për keqpërdorim të detyrës zyrtare lidhur me privatizimin e distribucionit të Korporatës Energjetike të Kosovës.

Një problem tjetër në lidhje me luftën kundër korrupsionit është qasja selektive e gjyqtarëve në rastet e korrupsionit që përfshijnë zyrtarë të profilit të lartë, e cila është në kundërshtim me të drejtën për një proces të drejtë gjyqësor dhe trajtim të barabartë sipas ligjit i personave të tjerë që akuzohen dhe ndiqen penalisht për veprat penale të korrupsion të nivelit më të ulët. Në terma të përgjithshëm, shumica e njerëzve të akuzuar për korrupsion përfundojnë me dënime, por kjo nuk ndodh edhe në rastet kur akuzohen për korrupsion zyrtarë të profilit të lartë”, thuhet tutje në raport.

Raporti rekomandon që Qeveria e Kosovës të demonstrojë udhëheqje të mirëfilltë, aftësi për të praktikuar planifikim paraprak dhe gatishmëri për të shpërndarë resurset adekuate për të luftuar korrupsionin.

Raporti-vjetor-i-ankesave-20201622372877

 /Gazeta Sinjali/