OSBE-ja është një organizatë që ka për mision sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropë.
Të premten që lamë pas, ka ndodhur një incident ku dikush me një veturë që kishte simbolet e këtij misioni, ka dërguar 50 kg marihuanë në Serbi.
Policia e Beogradit ka thënë se për këtë rast ka kapur pesë veta, por shefi i OSBE-së në Prishtinë ka mohuar që dikush nga këtu është përfshirë në këtë vepër, por që Michael Davenport është shqetësuar nga ajo që u raportua.
Sot, misioni i OSBE-së në Kosovë po e pranon se një anëtar i lokalit të sajë në Prishtinë, është arrestuar në Beograd të premtën që lam pas.
Nga OSBE, në faqen e tyre zyrtare në Facebook shkruajnë se përveç kësaj, janë në kontakt me policinë për këtë çështje, përcjell Sinjali.
”Misioni është në dijeni të raportimeve të mediave në lidhje me arrestimet të premten nga policia në Beograd. Misioni mund të konfirmojë se njëri nga të arrestuarit është një anëtar lokal i stafit mbështetës të Misionit. Nuk janë të sakta raportimet se nga të arrestuarit është përdorur një automjet i Misionit. Jemi në kontakt me policinë për këtë çështje, por nuk mund të komentojmë më tej në këtë moment pasi është një çështje ligjore me një hetim në vijim”.