image OSBE dënon sulmin ndaj policëve në veri, bën thirrje për kapjen e autorëve

Politikë

OSBE dënon sulmin ndaj policëve në veri, bën thirrje për kapjen e autorëve

news image

OSBE-ja ka dënuar sulmin e fundit të shkaktuar sot ndaj Policisë së Kosovës në veri, saktësisht në fshatin Zupçe të Zubin Potokut, si dhe ka bërë thirrje që të kapën autorët sa më parë.

Dënojmë sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës dhe u bëjmë thirrje institucioneve relevante që ta hetojnë atë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet nga të gjithë dhe përgjegjësit të sillen para drejtësisë, derisa mesazhet publike duhet të zbusin tensionet dhe të inkurajojnë një komunikim më të mirë”, shkruan OSBE në Twitter.

Sot është sulmuar Policia e Kosovës në veri të vendit. Një njësi është sulmuar mëngjesin e sotëm me armë zjarri në fshatin Zupçe të Zubin Potokut.

OSBE-ja është organizata më e madhe rajonale e sigurisë në botë e cila punon për stabilitet, paqe dhe demokraci për më shumë se një miliard njerëz, përmes dialogut politik për vlerat e përbashkëta dhe punës praktike që sjell ndryshim jetëgjatë.

/GazetaSinjali/