image Presidentja Osmani dënon sulmin kibernetik në Shqipëri
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Presidentja Osmani dënon sulmin kibernetik në Shqipëri

news image

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e ka dënuar fuqishëm sulmin kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë.

Osmani ka shkruar se e dënon ashpër sulmin keqdashës kibernetik ndaj Shqipërisë dhe i bën thirrje Iranit të mbajë përgjegjësi.

Ky është postimi i Presidentes Osmani në Twitter:

“Ne e dënojmë fuqishëm sulmin keqdashës kibernetik kundër infrastrukturës kritike të Shqipërisë. Ne i qëndrojmë pranë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj dhe qeverisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje Iranit që të mbajë përgjegjësi për këtë veprim të paprecedentë”.

/GazetaSinjali/