image Komuna i dënon me para gjashtë lokale të natës në Prishtinë

Kosovë

Gjobë/ Komuna i dënon me para gjashtë lokale të natës në Prishtinë

news image

Inspekcioni i Komunës së Prishtinës mbrëmë ka shqiptuar gjoba për gjashtë biznese, lokale të natës në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjatë një aksioni të Inspekcionit, mbrëmë janë dënuar gjashtë biznese për mosrespektimin e rregullave të orarit të punës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook, të drejtorit të Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri.

“Mbrëmë, inspektorët e Rendit Komunal bashkë me Policinë e Kosovës inspektuan lokalet në rrugën “Fehmi Agani”, që njihen ndryshe si “kafet e vogla”. Gjashtë gjoba për tejkalim të orarit!”, ka shkruar Tahiri në Facebook./Gazeta Sinjali/