image AGK-ja dënon linçimin e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba kundër T7 dhe Express
[wp-story id="814678"]

Kosovë

AGK-ja dënon linçimin e deputetit të Vetëvendosjes, Sali Zyba kundër T7 dhe Express

news image

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar veprimin e deputetit të LVV-së Sali Zyba, ku ai sot ka publikuar në Facebook, një videomontazh ku paraqet kryeredaktorin e televizionit T7, Arsim Lani dhe drejtorin e T7 dhe Gazeta Express, Leonard Kërquki, duke prezantuar emisione të ndara të vitit 2016 dhe 2022 me mbishkrimin “E njëjta luftë e UÇK-së, i njëjti medium”.

AGK-ja konsideron se një video-montazh e tillë e publikuar nga një deputet dhe e shpërndarë nga dhjetëra pjesëtarë të VV-së, është thirrje për linçim të dy gazetarëve dhe mediumeve në fjalë, dhe paraqet rrezik direkt për sigurinë e tyre.

“Për të satën herë, AGK-ja fton deputetët dhe anëtarët e tjerë të Vetëvendosjes, që të mos përdorin fuqinë e tyre të pushtetit për të sulmuar mediet dhe gazetarët, në mënyrë që ata ta kryejnë punën e vet të papenguar, dhe pa presionin e vazhdueshëm të këtij pushteti”, thuhet në reagimin e AGK-së.

/GazetaSinjali/