image Orlando: Të mos vijë puna që ushtria të ndihmojë për t'i varrosur viktimat e koronavirusit

Kosovë

Orlando: Të mos vijë puna që ushtria të ndihmojë për t’i varrosur viktimat e koronavirusit

news image

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, po e sheh me shqetësim gjendjen e rënduar në Kosovë si pasojë e rritjes së madhe të numrit të të infektuarve me COVID-19.

Oralando thotë se pavarësisht se virusi në Kosovë po shpërndahet në mënyrë shumë të shpejtë, 1/3 e qytetarëve e mohojnë dhe minimizojnë rrezikun e virusit.

Teksa ka folur për këtë, diplomati italian ka rikujtuar se Italia në fazën më të keqe e kishte nxjerrë ushtrinë në rrugë për t’i dalë në ndihmë shtetit për varrosjen e numrit të madh të viktimave.

“Përderisa #Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në #Kosovë, më është thënë se një e treta e qytetarëve mohojnë/minimizojnë ndikimin e tij. Në fazën më të keqe në #Itali, ushtrisë iu bë thirrje për t’u përballur me varrosjen e numrit dërrmues të viktimave”, ka shkruar Orlando.

Ai tha se ky rrezik megjithatë mund të shmanget.

“Ne mund ta shmangim këtë. Vendosni maskën. Ruani distancën. Lani duart”, ka shkruar ai. /Gazeta Sinjali