Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, ka shkruar në Twitter, në përvjetorin e 13-të të njohjes së Kosovës nga ana e Italisë.
Më 21 shkurt të vitit 2008, Italia ishte ndër vendet e para që e njohu Kosovën.
“Në këtë ditë në vitin 2008, Italia ishte në mesin e shteteve të para që zgjeroi njohjen e saj diplomatike te Republika e Kosovës. 13 vjet më pas, partneriteti ynë vazhdon të rritet”, ka shkruar Orlando. /Gazeta Sinjali/