Hamasi ka reaguar pas hapjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo organizatë, thotë se e dënon ashpër njoftimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës e cila njofton për hapjen e ambasadës në Izrael, apo siç thotë kjo organizatë, “në Jerusalemin e okupuar”.
“Kjo është shkelje e qartë e të gjitha rezolutave ndërkombëtare dhe traktateve humanitare që pasqyron një paragjykim të tmerrshëm ndaj pushtimit izraelit. Ne besojmë se kjo është nxitje nga vala e normalizimit mes disa partive arave dhe pushtimi izraelit. Jerusalemi, do të mbetet një qytet palestinez dhe identiteti i tij do të mbetet arab, dhe të gjitha përpjekjet e tilla nuk do ta ndryshojnë historinë”, thuhet ndër tjera në reagimin e Hamasit, përmes zëdhënësit Hazem Qasim. /Gazeta Sinjali/