image Orë deçizive për të ardhmen e Mbappes, Reali po pret dritën jeshile për ta finalizuar marrëveshjen

Futboll

Orë deçizive për të ardhmen e Mbappes, Reali po pret dritën jeshile për ta finalizuar marrëveshjen

news image

‘Sagës’ së transferimit të Kylian Mbappes te Real Madridi po i vie fundi.

Francezi tashmë ka arritur marrëveshje me kushtet personale me klubin madrilen, teksa dy klubet, Real Madrid dhe PSG nuk kanë se çfarë të negociojnë pasi ai do të jetë lojtar i lirë nga 1 qershori.

Gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano ka dhënë përditësime të reja rreth situatës së francezit.

Romano ka theksuar se do të jenë orë decizive në vazhdim për francezin dhe klubi madrilen tashmë është në pritje të hapave të fundit për ta finalizuar marrëveshjen.

“Orë kyçe në vazhdim për Kylian Mbappé, ai është kthyer nga Katari për takimin e fundit me familjen dhe të gjithë kampin e tij. Real Madridi është në pritje të hapave të fundit, më shumë se i sigurt – ende asnjë komunikim zyrtar me PSG-në”, ka shkruar Romano në Twitter.

Kontrata e Real Madridit është gati prej muajsh dhe klubi madrilen po pret vetëm dritën jeshile.

/GazetaSinjaliSport/