image Orari i javës së shtatë, derbi në Suharekë dhe Prizren

Basketboll

Orari i javës së shtatë, derbi në Suharekë dhe Prizren

news image

Në fundjavë pritet të zhvillohet java e shtatë e Superligës së Kosovës në basketboll, teksa ndeshjet interesante nuk pritet të mungojnë, shkruan Sinjali Sportiv.

Vëmendja kryesore e kësaj jave pritet të jetë në Suharekë, atje ku do takohen rivalët e përbetuar, Ylli dhe Rahoveci.

Ndeshje interesante pritet të zhvillohet edhe në ‘Sezai Surroi’ të Prizrenit, ku do takohen Bashkimi dhe Prishtina.

Skuadra e vetme pa humbje deri më tani, Peja, do luajë në udhëtim te Vëllaznimi, kurse Trepça e pret Ponte Prizrenin. /Sinjali Sportiv/.