image Opozita thërret konferencë të jashtëzakonshme pas dështimit të formimit të Komisionit Hetimor

Politikë

Opozita thërret konferencë të jashtëzakonshme pas dështimit të formimit të Komisionit Hetimor

news image

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të votojnë mocionin për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar.

Kjo ka dështuar pasi që pozita nuk e ka përkrahur themelimin e një komisioni të tillë.

Pas kësaj, kanë qenë deputetët e opozitës të cilët e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës duke paralajmëruar bojkotimin e të gjitha votimeve brenda seancave plenare.

Partia Demokratike edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme për media sot gjatë ditës për këtë çështje.

PDK ka thënë se do të flasin për hapat e tyre të mëtutjeshëm.

”Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, mban sot Konferencë të jashtëzakonshme për media, pas bllokimit nga ana e shumicës parlamentare për formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e partisë.

Tutje edhe AAK-ja ka paralajmëruar konferencë për media në ora 14:00.

 “Ju njoftojmë se në ora 14:00, në selinë qendrore të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës mbahet konferencë e jashtëzakonshme për media”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

/GazetaSinjali/