image OKB thotë se për 5 ditë në Ukrainë janë vrarë 227 civilë

Botë

OKB thotë se për 5 ditë në Ukrainë janë vrarë 227 civilë

news image

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut ka deklaruar se 227 civilë u vranë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Zyrtarët thonë se 525 civilë të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën gjatë konfliktit, shkruan BBC, transmeton Gazeta Sinjali.

Shumica e këtyre viktimave ishin nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet ajrore” thuhet në deklaratë.

Organizata tha se beson që numri i vërtetë i vdekjeve është “dukshëm më i lartë”, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria, për shkak të vonesave të raportimit.

/GazetaSinjali/