Zyra e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, e ka ndihmuar Komunën e Skenderajt, duke dhuruar 56 pako me maska mbrojtëse, 34 pako me dorëza dhe 30 tabletë, në këtë kohë pandemie, shkruan Gazeta Sinjali.
Me këtë rast, kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, ka falënderuar donatorin për përkrahjen e dhënë në luftën kundër koronavirusit.
I pari i kësaj komune, ka apeluar te qytetarët që të respektojnë masat dhe rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës.
“Ruani distancën, mbani higjienen personale, vendosni maska e doreza, si dhe evitoni daljet e panevojshme në mënyrë që sa më shpejt ta kalojme këtë situatë. Bashkë do t`ia dalim”, ka shkruar Jashari në Facebook./Gazeta Sinjali/