image "Oh Zot i madh", reagimi i familjarëve të 15-vjeçarit të vrarë në Gramsh - të qara me dënesë

Shqipëri

“Oh Zot i madh”, reagimi i familjarëve të 15-vjeçarit të vrarë në Gramsh – të qara me dënesë

news image

Sot gjatë ditës qyteti i Gramshit në Shqipëri u trondit nga një ngjarje e rëndë e regjistruar në orët e mesditës, ku humbi jetën një 15-vjeçar pas një përleshje me armë të ftohta, raporton Gazeta Sinjali.

Ngjarja ndodhi pranë shkollës 9-vjeçare “Asllan Shahini”, ku 5 adoleshentë u përfshinë në këtë sherr që përfundoi në përdorimin e thikës.

15-vjeçari i cili nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra ndërroi jetë në spital. Sipas raportimeve ai është Fatjon Bici.

Ndërsa, pak më parë mediat në Shqipëri kanë publikuar pamjet e dhimbshme ku shihen familjarët e tij në një gjendje tejet të rëndë emocionale, pranë Emergjencës.

Gramsh

Reagimi i familjarëve të 15-vjeçarit në Gramsh

Posted by JOQ Videos on Tuesday, May 16, 2023

/GazetaSinjali/