image OFK: Të dëshmohet cilësia e barnave, në të kundërtën rrezikohet rëndë shëndeti i popullatës

Shëndetësi

OFK: Të dëshmohet cilësia e barnave, në të kundërtën rrezikohet rëndë shëndeti i popullatës

news image

Oda e Farmacisteve të Kosovës (OFK) është deklaruar për certifikatën e cilësisë për barnat që qarkullojnë në treg. Sipas kësaj Ode, certifikata e cilësisë është kërkesë detyruese për produktet medicinale para se ato të vendosen në treg në secilin vend.

Në një njoftim për media të OFK-së, për mbledhjen e mbajtur të premten thuhet se barnat pa autorizim marketing rrezikojnë shëndetin publik të popullatës.

Në njofitmin e OFK-së thuhet se megjithatë si këshill drejtues kanë disa komente teknike dhe profesionale të cilat duhet të analizohen me kujdes nga grupi punues e posaçërisht marzhat e parapara pasi janë jetike në funksionimin afatgjatë të sektorit farmaceutik si me shumicë ashtu edhe me pakicë.

Gjithashtu sa i përket çështjes së Autorizimit për Marketing OFK-ja si institucion profesional theksojnë se kjo është një nga kërkesat detyruese para se një produkt të lejohet të vendoset në përdorim në një (secilin) vend të caktuar.

“Marrjes së certifikatës së Autorizimit për Marketing i paraprin një vlerësim i kujdeshëm i dosjes së produktit me të cilin do të dëshmohet cilësia, siguria dhe efikasiteti. Pastaj procedurat e ndryshme se si kjo kryhet janë të përcaktuara me legjislacionin përkatës. Në të kundërtën mund të rrezikohet rëndë shëndeti publik i popullatës”, thuhet në njofitmin e Këshillit Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës.

/GazetaSinjali/