image Hysni Gucati edhe pas operimit në gjendje jo të mirë shëndetësore, familjes nuk i lejohet ta vizitojnë
[wp-story id="814678"]

Drejtësi

Hysni Gucati edhe pas operimit në gjendje jo të mirë shëndetësore, familjes nuk i lejohet ta vizitojnë

news image

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, së bashku me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, kanë dalë me një reagim lidhur me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore të ish-ushtarit të UÇK-së, Hysni Gucatit.

Siç bëhet me dije në këtë reagim, Gucati iu nënshtrua përsëri operacionit pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore dhe po përballet në këto momente me dhimbjet që po i vuan po nga plagët e shkaktuara gjatë luftës.

Reagimi i Organizatës së Veteranëve të Luftës ndërlidhet me, siç kanë thënë ata, mosreagimin e qeverisë Kurti në lidhje me padrejtësitë që po i shkaktohen invalidit të luftës dhe familjes Gucati me moslejimin nga Gjykata Speciale ta vizitojnë familjarin e tyre.

Heshtjen e Qeverisë lidhur me rastin, OVL e ka quajtur “mallkim për vendin tonë”.

Ata kanë akuzuar pushtetin se po shkel mbi gjakun e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës.

/GazetaSinjali/