image Ekpertët thonë se dushi i nxehtë dëmton shëndetin

Këshilla

Ekpertët thonë se dushi i nxehtë dëmton shëndetin

news image

Një ekspert i lëkurës ka bërë të ditur se dushi me ujë shumë të nxehtë mund të dëmtojë shëndetin.

Farzan, një farmacist me qendër në ShBA, theksoi se uji i nxehtë mund të dëmtojë lëkurën tuaj dhe t’i përkeqësojë aknet.

Dushi në temperatura më të ngrohta, sipas ekspertit mund ta bëjë lëkurën tuaj më të thatë, shkruan The Sun.

“Dushi për një kohë të gjatë, veçanërisht me ujë shumë të nxehtë mund të heqë lëkurën tuaj nga vajrat e saj natyralë, duke e bërë atë të thahet”, u shpreh ai.

Sipas tij, njerëzit që bëjnë dush të nxehtë rrezikojnë të dëmtojnë edhe flokët e tyre.

Tutje, ai ka sqaruar se dushi me ujë të nxehtë mund të rris edhe presionin tuaj të gjakut dhe mund të ndikojë keq edhe në zemër.

/GazetaSinjali/