image Mbretëreshës së Britanisë i përkeqësohet shëndeti, reagon Osmani
[wp-story id="814678"]

Kosovë

Mbretëreshës së Britanisë i përkeqësohet shëndeti, reagon Osmani

news image

Mediat britanike kanë raportuar për përkeqësimin e shëndetit të Mbretëreshës së Britanisë së Madhe, Elizabeth II. Për këtë ka shkruar në Twitter edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani në rrjetin e saj Twitter ka shkruar në lidhje me shëndetin jo të mirë, të Mbretereshës Elizabeth II.

“Në dritën e raporteve në lidhje me shëndetin e Mbretëreshës Elizabeth II, mendimet dhe urimet tona më të mira janë me Mbretëreshën, Familjen Mbretërore dhe popullin e Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar Osmani.

/GazetaSinjali/