image Oda e Mjekëve për rrahjen e internistit në Istog: Mjeku është bërë viktimë e përhershme e sulmeve

Siguri

Oda e Mjekëve për rrahjen e internistit në Istog: Mjeku është bërë viktimë e përhershme e sulmeve

news image

Oda e Mjekëve të Kosovës ka reaguar pas lajmit që mjeku Xhevat Avdiaj, është rrahur dje nga dy persona në Qendrën Komunale Mjekësore të Istogut, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo odë vlerëson se sulmet ndaj mjekëve janë bërë pjesë e protokollit të sjelljes së shërbimeve nëpër institucione shëndetësore, ndërkaq mjeku është bërë viktima e përhershme e këtyre sulmeve serike të cilat si duket nuk kanë të ndalur.

Oda e Mjekëve njofton se gjatë këtij viti janë shtuar rastet e sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve në vendin e tyre të punës, kurse e cilëson shqetësues faktin që institucionet po qëndrojnë pasive kundrejt këtyre dukurive.

“Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar dhjetëra raste të sulmeve fizike dhe verbale ndaj mjekëve, të cilët në vendin e punës pa asnjë mbrojtje dhe asnjë kujdes të veçuar, janë duke iu ekspozuar veprimeve vandale dhe të dhunshme. Ndërkaq, shqetësues mbetet fakti që institucionet përgjegjëse, sidomos ato menaxheriale dhe ato të ndjekjes penale, me pasivitetin e tyre janë duke amnistuar këtë fenomen që tanimë janë bërë fenomen ditor”, thuhet ndër të tjera në reagim./Gazeta Sinjali/