Sot pritet që të arrijë kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kështu ka bërë të ditur mbrëmë drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, Hans Kluge, përmes një cicërime në Twitter.
Drejtori u pyet se kur do të vijnë vaksinat në Kosovë, derisa përgjigjja e tij ishte e shkurtër dhe e qartë – “Nesër”.
Bëhet fjalë për 24 mijë doza të vaksinës së AstraZenecas, që në Kosovë vijnë nëpërmjet programit “COVAX”./Gazeta Sinjali/