image OBSh: Për t’i ndalur variantet e COVID-19, e tërë bota duhet të vaksinohet

Botë

OBSh: Për t’i ndalur variantet e COVID-19, e tërë bota duhet të vaksinohet

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar sot se e tërë bota duhet të vaksinohet për ta ndalur zhvillimin e varianteve të reja të COVID-it.

Në një intervistë për “Times Radio”, zëdhënësja e OBSh-së, Margaret Harris, tha: “Ajo që vërtet do të ketë një efekt në përhapje për të gjithë ne është që të sigurohemi që të ketë sa më pak virus në qarkullim përreth botës“.

“Jemi në pozitë të keqe në një pjesë të madhe të botës, do të shohim më shumë variante duke u zhvilluar, do të shohim më shumë përhapje dhe edhe nëse në mënyrë magjike vaksina do të mbronte një popullsi me aq efikasitet sa kemi shpresuar, atëherë një variant mund të zhvillohet dhe ta zhbëjë tërë atë punë”, shtoi Harris.

Megjithatë, ajo paralajmëroi se vetëm vaksinat nuk do të mund ta nxjerrin botën nga pandemia, shkruan The Guardian.

“Problemi është te përqendrimi në një gjë. Vaksina nuk do të na nxjerr nga kjo. Ne vërtet duhet të marrim masa të tjera. Duhet të jemi seriozë për të mos u bërë turmë”, tha zëdhënësja e OBSh-së./GazetaSinjali/