image OBSH pasqyron gabimisht të dhënat për koronavirusin në Kosovë

Kosovë

OBSH pasqyron gabimisht të dhënat për koronavirusin në Kosovë

news image

Numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë sipas OBSH-së është 5 mijë e 410. Ndonëse Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka regjistruar 5 mijë e 617 raste nga 13 marsi.

Edhe numri i viktimave nga COVID-19 në Kosovë në faqen e OBSH-së është i regjistruar gabimisht. Sipas tyre, deri më sot janë konfirmuar 114 vdekje, kurse në të dhënat e IKSHPK-së janë regjistruar 130 viktima.

OBSH-ja fillimisht nuk i përfshinte fare të dhënat rreth Kosovës, shkaku i çështjeve të lidhura me anëtarësimin në OKB.

Ndërkaq për bilancin e djeshëm ditor për koronavirusin OBSH ka shënuar 81 raste të reja, teksa numri i rasteve pozitive të komunikuara dje ishte 145. /Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/2915121808615804?__tn__=K-R