image OBSH kërkon që Kina ta ftojë në hetimet për origjinën e koronavirusit

Botë

Pandemia/ OBSH kërkon që Kina ta ftojë në hetimet për origjinën e koronavirusit

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) shpreson se Kina do t’i ftojë zyrtarët e saj të marrin pjesë në hetimet mbi origjinën koronavirusit të ri.

“OBSH-ja do të dëshironte të punonte me partnerët ndërkombëtarë për të marrë pjesë në hetime rreth origjinës së virusit”, i tha AFP-së zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jasareviq.

Ai tha se OBSH-ja është në dijeni të një numri hetimesh në Kinë për të kuptuar më mirë burimin e shpërthimit të pandemisë, por shtoi se organizata nuk është e përfshirë aktualisht në këto studime.

Ditën e djeshme, agjensitë e inteligjencës amerikane kanë arritën në përfundimin se koronavirusi nuk është krijuar nga njeriu.

Por, presidenti amerikan, Donald Trump, pretendon se virusi mund të ketë dalë nga një laborator sekret kinez.

OBSH-ja gjithashtu është përballur me kritika të ashpra nga ana e Trumpit, i cili në fillim të këtij muaji pezulloi fondet e Uashingtonit ndaj organizatës pasi e akuzoi për keqmenaxhim të situatës.