Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka marrur vendim që të pezullojë përkohësisht ilaçin e Hidrosiklorokinës gjatë kësaj kohe.
“Grupi ekzekutues vuri në zbatim pauzën e përkohshme të Hidrosiklorokinës në fushën e procesit të solidaritetit, ndërsa të dhënat mbi sigurinë u ekzaminuan nga komiteti i monitorimit të sigurisë së të dhënave”, deklaroi shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ky shqetësim ka të bëjë me përdorimin e hidroksilklorinës dhe klorinës kundër COVID-19”, -tha Ghebreyesus gjatë konferencës për shtyp.
“Dua të ritheksoj që këto ilaçe pranohen si përgjithësisht të sigurta për t’u përdorur te pacientët me sëmundje autoimune ose malarie. “OBSH-ja do të sigurojë azhurnime të mëtejshme pasi të dimë më shumë”.
Organizata më herët ka dalë kundër rekomandimit të përdorimit të hidroksilkolinës për të trajtuar ose parandaluar infeksionet koronavirus, përveç si pjesë e provave klinike.
Kujtojmë që presidenti amerikan Trump, gjatë një konference kishte përmendur këtë medikament si mundësi për parandalimin e COVID-19./ Gazeta Sinjali/