image OBSH-ja do ta hetojë origjinën e koronavirusit, javën e ardhshme dërgon një ekip në Kinë

Botë

OBSH-ja do ta hetojë origjinën e koronavirusit, javën e ardhshme dërgon një ekip në Kinë

news image

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), ka bërë një plan për të hetuar origjinën e koronavirusit duke dërguar një ekip në Kinë, në mënyrë që kështu ta luftojnë më lehtë pandeminë.

Drejtori i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se është e rëndësishme hetimi i burimit të infeksionit.

“Është shumë, shumë e rendësishme të dihet burimi i virusit. Mund ta luftojmë virusin më mirë kur dimë gjithçka rreth tij, përfshirë atë se si ka filluar”, tha drejtori i kësaj organizate, Tedros Adhanom Ghebreyesus, gjatë një konference virtuale për gazetarë.

Ai, gjithashtu tha se do ta dërgojnë një ekip në Kinë javën e ardhshme për hetim të koronavirusit.

“Javën e ardhshme do të dërgojmë një ekip në Kinë për t’u përgatitur për këtë dhe ne shpresojmë se kjo do të çojë në të kuptuarit se si filloi virusi”, shtoi ai, shkruan “The Guardian”.

Kryetari i OBSH-së nuk e tregoi përbërjen e këtij ekipi apo misionin specifik të tij. Shkencëtarët besojnë se virusi i ri ka kaluar nga kafshët te njerëzit në një treg në Ëuhan, ku shitej mish i kafshëve ekzotike.

Tedros gjithashtu paralajmëroi se pandemia është duke u përshpejtuar dhe është larg fundit, duke thënë se ai ka frikë që më e keqja ende nuk ka ardhur./ Gazeta Sinjali/