image Obiliqi e shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit - Sinjali

Obiliqi e shënon Ditën e Dëshmorëve të Kombit

news image

Në qytetin e Obiliqit sot është shënuar 5 maji, Dita e Dëshmorëve të Kombit.

Në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Obiliqit thuhet se janë bërë homazhe pranë pllakës përkujtimore duke u nderuar të rënët për liri e shtetndërtim.

Po ashtu, pati edhe një akademi përkujtimore në amfiteatrin e sheshit “Dëshmorët e Kombit”, ku u dha një program kulturor e artistik në shënimin e kësaj dite.

Kryetari i Obiliqit, Xhafer Gashi, ka thënë se respektojnë sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë që sot gëzohet.

“Duke nderuar të rënët për liri ne nderojmë vetveten dhe historinë tonë të lavdishme, nderojmë përpjekjet shekullore për pavarësi”, ka thënë Gashi.

/GazetaSinjali/


Shpërndaje artikullin