Ish-presidenti SHBA-së Barack Obama, gjatë një fjalimi në një funeral, ka akuzuar republikanët në pushtet për sulm ndaj demokracisë.
Obama tha se administrata po sulmonte të drejtën e votës me saktësi kirurgjikale dhe kërkoi reforma të gjera.
“Ata që janë në pushtet po bëjnë të pamundurën për të dekurajuar qytetarët të votojnë, duke mbyllur qendrat e votimit, duke shënjestruar minoritetet dhe studentët me ligje kufizuese e duke sulmuar të drejtën për votë më saktësi kirurgjikale”, u shpreh Obama.
Në elegjinë me tone të ashpra në një kishë të qytetit të Atlantas, ish-presidenti Obama sulmoi pasardhësin e tij edhe për dhunën policore ndaj personave me ngjyrë dhe shtypjen e protestave paqësore.
Më herët gjatë se enjtes, Trump sugjeroi shtyrjen e votimit dhe tha pa cituar prova se votimi postar mund të prekej nga manipulimi. Ndërsa bëri homazhe, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ai ishte bërë presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara pikërisht për shkak të luftës se kongresmenit për amerikanët me ngjyrë./ Gazeta Sinjali/