image "O s'keni mi marrë ato pamje" - Policia shkon për t’i marrë incizimet e grabitjes në Prishtinë, ballafaqohet me një person

Siguri

“O s’keni mi marrë ato pamje” – Policia shkon për t’i marrë incizimet e grabitjes në Prishtinë, ballafaqohet me një person

news image

Policia e Kosovës është ballafaquar sot me një person në marketin “Maxi” në Prishtinë, ku kishin shkuar për t’i marrë video-incizimet lidhur me një rast të grabitjes që kishte ndodhur në atë zonë.

I dyshuari A.A (emër i njohur për redaksinë) kishte shkuar brenda marketit në momentin që menaxherja ia ka dhënë lejen Policisë për t’i marrë pamjet dhe u është drejtuar policëve me fjalët “çka po bëni aty“. Burimet e Gazetë Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se edhe pse policët e njoftuan të dyshuarin se janë zyrtarë, i njëjti iu tha se nuk mund t’i marrin incizimet.

Kjo bëri që zyrtarët policorë ta merrnin një urdhër verbal nga prokurorja që DVR të konfiskohet dhe t’i merrnin pamjet që po i kërkonin.

Por posa policia u kthye në vendin e ngjarjes, hyrjen e marketit e gjetën të mbyllur. I dyshuari ua pamundësoi policëve të hynin, çka bëri që këta të fundit ta largojnë nga dera të njëjtën, duke i kërkuar që mos t’i pengojë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

Përkundër urdhrit të Policisë, i dyshuari shkoi më tej. Sipas burimeve të Sinjalit, i njëjti e ka shtyrë njërin nga policët dhe e ka kapur për dore duke mos e lënë ta kryej punën e tij.

Njësia policore që ishte në vendin e ngjarjes intervenoi menjëherë dhe e shoqëruan të dyshuarin në stacionin policor “Jugu”, ku pas intervistimit ndaj tij u hap rasti “sulm ndaj personit zyrtar”.

/GazetaSinjali/