image Nxënësi në Kçiq rrah drejtoreshën e shkollës, e godet me grushte në gjoks dhe kokë

Siguri

Nxënësi në Kçiq rrah drejtoreshën e shkollës, e godet me grushte në gjoks dhe kokë

news image

Një drejtoreshë e një shkolle në fshatin Kçiq në komunën e Mitrovicës sot është sulmuar fizikisht nga një nxënës.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë, bëjnë të ditur se i dyshuari, i cili është 15-vjeçar, e kishte penguar drejtoreshën e shkollës teksa ajo po merrej me disa aktivitete me disa nxënës në oborrin e shkollës.

Sipas burimeve, drejtoresha po ngjyroste disa vazo me disa nxënës, kur kishte shkuar i dyshuari dhe i kishte derdhur ngjyrën me të cilën ajo po punonte.

Sinjali mëson se drejtoresha kishte shkuar në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit që të bisedojë me prindin e tij, por që aty ishte goditur me grushte në gjoks dhe në kokë nga 15-vjeçari.

Lidhur me rastin është kontaktuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar që të inicohet rasti ‘Sulm’ dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

/GazetaSinjali/