image Nushi pasi VV mbështeti 'Marshin për Drejtësi': Mos u çuditni kur t'i mbështesin edhe protestat e Luizit

Politikë

Nushi pasi VV mbështeti ‘Marshin për Drejtësi’: Mos u çuditni kur t’i mbështesin edhe protestat e Luizit

news image

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi ka reaguar pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta mbështesë marshin për çlirimtaret e UÇK-së.

Nushi ka thënë se pasi që kalkulantat e VV-së e kanë parë që marshi po bëhet shumë i madh, andaj vendosën të mbështesin këtë marsh.

Ai ka kujtuar edhe deklaratën e kryeministrit Albin Kurti që nuk kishte informacione për këtë marsh.

Postimi i plotë:

Kalkulantat e VV e pane qe marshi solidarizues per çlirimtaret po behet shume i madh, andaj vendosen me e mbeshtete. Ndonese mbreme Kurti nuk e dike as qe ka marsh.

Mos u cuditni kur t’i mbeshtesin edhe protestat e Luizit.

/GazetaSinjali/