COVID-19

Të infektuar

1158

Të shëruar

876

Të vdekur

30

Statistikat/ Numri i të arrestuarve dje që nuk respektuan “orën policore”, këto janë dy qytetet më të disiplinuara

news image

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme i ka arrestuar 14 persona në gjithë vendin, të cilët nuk e respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes.

Sipas statistikave të Policisë, në Prishtinë janë arrestuar 6 persona.

Prizreni është komuna e dytë për nga numri i të arrestuarve me 4 persona shpërfillën masën parandaluese ndaj koronavirusit.

Në Ferizaj, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë Veriore u arrestuan nga 1 person.

Nga komunat e mëdha, qytetet më të disiplinuara del të jenë Gjilani dhe Mitrovica Jugore. Në këto dy qytete nuk ka asnjë të arrestuar gjatë ditës së djeshme.

Një ditë më parë, Prizreni ishte qyteti më i disiplinuar pa asnjë person të arrestuar, ndërsa numri i të arrestuarve në nivel vendi ishte 40, numër shumë më i madh në krahasim me 14 personat e arrestuar ditën e djeshme. /Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin