image Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Çeki arrin rekord të ri

Botë

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në Çeki arrin rekord të ri

news image

Rekord i ri i rasteve aktive me COVID-19 është shënuar së fundmi në Republikën Çeke.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 19 korrik se 113 raste të reja janë identifikuar.

Numri i rasteve aktive tani në këtë shtet ka arritur në 4 mijë e 764.

Në prill, Çekia kishte regjistruar një rekord të rasteve aktive, gjithsej 4 mijë e 737.

Çekia, me 10,7 milionë banorë, që prej fillimit të marsit e deri më tani ka regjistruar 13 mijë e 885 raste me COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi. Ndërkaq, 358 pacientë kanë vdekur, shifër kjo më e ulët krahasuar me vendet e tjera evropiane.

Rritja e rasteve aktive po rritet në Çeki, vend i cili, ditëve të fundit, ka regjistruar mbi 100 raste të reja në baza ditore./Gazeta Sinjali/