Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i votave të ardhura me postë nga diaspora.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i ka thënë Gazetës Sinjali, se deri në këto momente janë numëruar 50 mijë e 484 vota nga gjithsej 56 mijë e 610 vota të aprovuara nga diaspora.
Nga votat e numëruara deri më tani, po prin Lëvizja Vetëvendosje me 39 mijë e 298 vota, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 582 vota.
Diaspora e ka renditur Lidhjen Demokratike të Kosovës të tretën me 3 mijë e 922 vota, pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 1 mijë e 86 vota dhe Nisma Socialdemokrate me vetëm me 435 vota. /Gazeta Sinjali/