image Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, gjysma e tyre për Vetëvendosjen

Numërohen mbi 13 mijë vota me kusht, gjysma e tyre për Vetëvendosjen

news image

Numërimi i votave me kusht dhe i atyre të personave me nevoja të veçanta është duke vazhduar ende në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve deri tash janë numëruar 13 mijë e 570 vota me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.

Gjysmën e tyre, apo 6 mijë e 747 vota i ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 2 mijë e 373 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1 mijë e 473, ndërkaq Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 1 mijë e 301 vota.

Janë gjithsej 31 mijë e 500 vota me kusht dhe 2 mijë e 800 vota të personave me aftësi të kufizuara.

KQZ ka paralajmëruar se në orën 17:00 do të mbajë konferencë për media për mbarëvajtjen e procesit të numërimit të këtyre votave, gjatë të cilës do të bëhen të ditura edhe rezultatet e reja./Gazeta Sinjali/