image Numërohen 77% të votave, ky është rezultati për Kuvendin Komunal në Skenderaj

Numërohen 77% të votave, ky është rezultati për Kuvendin Komunal në Skenderaj

news image

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Skenderajt, Fadil Nura, ka fituar që në raundin e parë në zgjedhjet lokale në këtë komunë.

Edhe me votat për Kuvend Komunal, PDK-ja prinë bindshëm, kur janë numëruar 77,84% të votave.

Nga numërimi i votave të deritashme për Kuvend Komunal, Lista e Bekim Jasharit radhitet e dyta, por dukshëm me më pak vota sesa PDK-ja.

Lista e tij ka arritur t’i fitojë 31,20% të votave për Kuvend Komunal, kur kanë mbetur jo edhe shumë vota të panumëruara./GazetaSinjali/