KQZ ka numëruar tani rreth 70% të votave në gjithë Kosovën në zgjedhjet e mbajtura sot.
Lëvizja Vetëvendosje është partia me numrin më të madh të votave, ku ka fituar 26.03%. Në anën tjetër partia e dytë me numrin më të madh të votave të fituara është LDK e cila ka fituar 25.35% të votave.
PDK është partia e tretë e cila ka fituar 21.62%, ndërsa partia e katërt me më së shumti vota është AAK-PSD me 11.74% të votave.
Lista Serbe ka fituar 5.39% të votave./Gazeta Sinjali/