image Numërohen 70% e votave në Shqipëri, ky është rezultati

Shqipëri

Numërohen 70% e votave në Shqipëri, ky është rezultati

news image

Deri në orën 21:00 janë numëruar rreth 70% e kutive të votimit në Shqipëri, raporton Gazeta Sinjali.

Nga këto rezultate po prinë bindshëm Partia Socialiste e cila, sipas projeksionit aktual, mund të marrë deri në 74 mandate, PD 58, LSI 5 dhe Partia Socialdemokrate 3 mandate.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri më tani janë numëruar 3 mijë e 613 qendra votimi (69.5%) nga 5 mijë e 199 sa janë gjithsej në Shqipëri.

Procesi i numërimit të votave është duke vazhduar normalisht në të gjitha qarqet e Shqipërisë, me vonesa të vogla në bashki të caktuara.

Ndarja e votave deri në ora 21:00:

Partia Socialiste 514 013 vota – 48,84%

Partia Demokratike  412 890 vota – 39,23%

Lëvizja Socialiste për Integrim 72 024 vota – 6,84%

Partia Socialdemokrate 23 462 vota – 2,23%

Sipas të dhënave të KQZ, PS kryeson në 8 qarqe, ndërsa PD në 4 mandate.

Në Qarkun e Tiranës, PS ka 18 mandate, PD 15 mandate, LSI 2 mandate dhe PSD 1 mandat.

Në Qarkun e Durrësit, PS ka 8 mandate dhe PD 6 mandate.

Në Qarkun e Shkodrës, PS ka 3 mandate, PD 5 mandate, PSD 2 mandat dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Vlorës, PS ka 8 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Elbasanit, PS ka 9 mandate dhe PD 5 mandate deputeti.

Në Qarkun e Beratit, Partia Socialiste ka marrë 4 mandate, PD 2 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Dibrës, PD ka 3 mandate dhe PS 2 mandate.

Në Qarkun e Fierit, PS ka 9 mandate, PD 6 mandate dhe LSI 1 mandat.

Në Qarkun e Gjirokastrës, PS ka 3 mandate dhe PD 1 mandat.

Në Qarkun e Korçës, PS ka 6 mandate dhe PD 5 mandate.

Në Qarkun e Lezhës, PS ka 3 mandate dhe PD 4 mandate.

Në Qarkun e Kukësit, PS ka 1 mandat dhe PD 2 mandate./Gazeta Sinjali/