Votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta po vazhdojnë të numërohen në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), shkruan Gazeta Sinjali.
Deri në orën 17:15 janë numëruar gjithsej 16 mijë e 321 vota nga rreth 30 mijë vota me kusht dhe të personave me aftësi të kufizuara sa janë gjithsej.
Nga kjo shifër e votave me kusht, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 8 mijë e 461 vota, pasur nga Partia Demokratike e Kosovës e cila ka marrë 2 mijë e 776 vota.
E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila grumbulloi vetëm 1 mijë e 769 vota me kusht. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marrë 1 mijë e 445 vota, ndërkaq Nisma Socialdemokrate mori vetëm 400 sosh.
Pjesa tjetër e mbetur u takon partive të tjera politike.
Pas numërimit të votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta do të fillojë numërimi i votave nga diaspora./Gazeta Sinjali/