image Numërimi i votave me kusht afër fundit, cila parti po prinë?

Kosovë

Rezultatet/ Numërimi i votave me kusht afër fundit, cila parti po prinë?

news image

Janë numëruar mbi 23 mijë vota me kusht dhe të Personave me Nevoja të Veçanta.

Sipas tabelës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është e para me 6783 vota, e pasuar nga Partia Demokratike e Kosovës me 5 mijë e 25 vota.

Në vendin e tretë radhitet Lidhja Demokratike e Kosovës me 4648 vota, ndërsa AAK-PSD kanë mbledhur 3060 vota, e në fund koalicioni Nisma-AKR-PD kanë mbledhur 1199 vota.

Numri i zarfeve me fletëvotime me kusht në nivel vendi ka qenë 26 mijë e 382 dhe pas verifikimeve janë konfirmuar 24 mijë e 804 ndërsa janë refuzuar 1 mijë e 578.

Ndërsa, vota të personave me nevoja të veçanta në nivel vendi kanë qenë 2 mijë e 142, por pas procesit të verifikimit janë konfirmuar 2 mijë e 15 dhe janë refuzuar 127.

Pra, do të numërohen 24 mijë e 804 vota me kusht dhe 2 mijë e 15 vota të personave me nevoja të veçanta, që në total bëjnë 26 mijë e 819./Gazeta Sinjali/