Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës sërish u ka bërë thirrje qytetarëve që të iu përmbahen rekomandimeve dhe se bartja e maskave mbetet obligative.
IKSHPK-ja gjithashtu apelon bizneset dhe gastronomët që të respektojnë distancën fizike, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve.
“Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve”, thuhet në njoftim. /Gazeta Sinjali/