image Numër i lartë i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në Gjermani

Botë

Numër i lartë i të infektuarve me koronavirus brenda një dite në Gjermani

news image

Në Gjermani janë konfirmuar edhe 351 raste të reja me koronavirus dhe tre të vdekur brenda një dite, transmeton Gazeta Sinjali.

Kështu ka bërë të ditur Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch”.

Numri i përgjithshëm i viktimave nga koronavirusi shkoi në 9,071. Ndërsa shifra e të prekurve me koronavirus arriti në 199,726, shkruan “Reuters”.

Qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera./Gazeta Sinjali/