image Nuk shkoi të vuajë dënimin, arrestohet nga Policia

Kosovë

Nuk shkoi të vuajë dënimin, arrestohet nga Policia

news image

Është arrestuar nga policia i dënuari me dy vjet burg N.E i lindur më 1989. Ai pasi që ishte dënuar nga gjykata, nuk ishte paraqitur për vuajtje të dënimit, derisa ishte lëshuar urdhër për arrestim.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, Stacioni Policor Gjilan, njofton se me 2 shtator në kuadër të planit operativ për realizim të urdhëresave gjyqësore ka arrestuar personin e kërkuar N.E. (1989).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprat penale nga Neni 255 i KPRK-së me dënim burgimi prej dy (2) vitesh.

Pas përfundimit të procedurave i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit.

/GazetaSinjali/