Arsenali ka përmbysur gjithçka në pjesën e dytë ndaj West Hamit.
‘Gunners’ ishin në disavantazh pas pjesës së parë, me golin e shënuar nga Behrama nga pika e penalltisë.
Sidoqoftë, ‘Topçinjtë’ e kanë nisur furishëm pjesën e dytë, duke i realizuar tre gola të shpejtë.
Fillimisht ishte Bukyao Saka i cili barazoi shifrat në minutën e 53-të, përpara se të shënohej goli i dytë në minutën e 58-të nga Gabriel Martinelli pas asistimit nga Granit Xhaka.
Eddie Nketiah realizoi golin e tretë në minutën e 69-të për t’i dhënë qetësinë klubit londinez, për 3-1.
Nketiah’s goal to make it 3-1 to the Premier League leaders pic.twitter.com/NUV5HsEg45
— Renato (@rehnato) December 26, 2022