image Nuk ndalet Arsenali, arrin marrëveshje të plotë edhe me mbrojtësin e Ajax

Futboll

Nuk ndalet Arsenali, arrin marrëveshje të plotë edhe me mbrojtësin e Ajax

news image

Duket një merkato verore ‘ëndrrash’ për tifozët e Arsenal për vitin 2023.

Vetëm brenda 14 orësh, Arsenali tashmë ka arritur dy marrëveshje të plota për futbollistë.

Pas arritjes së marrëveshjes me West Ham për Declan Rice mbrëmë pas mesnate në regjionin e 105 milionë funteve së bashku me shtesa, Arsenal ka bërë një tjetër goditje.

‘Gunners’ kanë arritur marrëveshje të plotë me qendërmbrojtësin e Ajaxit, Jurrien Timber për ta sjellur në Londër.

Shuma e transferimit do të jetë 40 milionë euro plus 5 milionë të tjera me shtesa, të cilat kuptohet se janë lehtë të arritura.

Mbrojtësi 22-vjeçar do të udhëtojë në Londër për testet mjekësore këtë javë, për ta nënshkruar më pas kontratën e tij me londinezët, e cila do të jetë e vlefshme deri më 2028, raporton Fabrizio Romano.

Kujtojmë që Arsenal ka zyrtarizuar edhe blerjen e Kai Havertz nga Chelsea për shumën e 65 milionë funteve.

‘Topçinjtë’ tashmë i kanë të kryera të tre këto marrëveshje, me Rice dhe Timber që do të zyrtarizohen në vijim, teksa që të tre do të jenë të gatshëm të udhëtojnë me skuadrën në parasezon.

/GazetaSinjaliSport/