image “Nuk ke vend më këtu”, paraburgim për personin që e kapi për flokësh gruan e tij në Kaçanik

Drejtësi

“Nuk ke vend më këtu”, paraburgim për personin që e kapi për flokësh gruan e tij në Kaçanik

news image

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj E.Gj. për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.

Sipas gjykatës “gjyqtari i procedurës paraprake ka vërtetuar faktin se i pandehuri dyshohet se më 10.06.2021 në shtëpinë e tyre në një fshat në Kaçanik, me dashje ka përdorur forcën fizike ndaj të dëmtuarës bashkëshortes së tij M.Xh., në atë mënyrë që fillimisht kishte filluar ta ofendoj me fjalët të ndryshme më banale, pastaj duke e kapur për flokë dhe duke i thënë se nuk ke vend këtu, me ç’rast vajza e tyre A… kishte ardhur për ta marr të dëmtuarën për ta dërguar në banesën e saj në Prishtinë për sigurinë e saj, e më pas i pandehuri me datën 12.06.2021, kishte shkuar në Prishtinë me qëllim që ta shqetësoj të dëmtuarën.”

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

/GazetaSinjali/